Loading...

Roma e Manchester City në ‘Olimpico’ e zjarrtë kërkojnë kualifikimin

039.jpg

Liga me atraktive në Evropë, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e xhiros së gjashtë, të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kryendeshja do të luhet në ‘Olimpico’ të Romës, ku do të ballafaqohen Roma dhe Manchester City, në kuadër të Grupit E. Kjo sfidë është vendimtare për këto dy skuadra, sepse ekipi që do të triumfojë do të sigurojë kualifikimin në rundin tjetër të garave. Në këtë grup, Bayern Munich ka siguruar kualifikimin pasi që ka tubuar 15 pikë.

Në Grupin F, tashmë gjerat janë të qarta. PSG më 13 pikë të tubuara, dhe Barcelona më 12 pikë që kanë siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të garave, do të ndeshen në ‘Camp Nou’ në sfidën për vendin e parë.

Ndërkaq, në Grupin G, Chelsea, e cila ka siguruar ‘vizën’ në rrethin tjetër të garave, në ‘Stamford Bridge’ do të pres Sportingun, kjo e fundit akoma nuk e ka siguruar kualifikimin, dhe në duel me skuadrën e Jose Mourinhos do të kërkojë rezultat të favorshëm, sepse ‘kiksi’ i mundshëm në duel me londinezët, do t’i jep rast Schalkes për tu kualifikuar në rast të fitores kundër Mariborit.

Edhe në Grupin H, dihen skuadrat kualifikuese. Në ndeshjen kryesor të këtij grupi do të ndeshen Porto dhe Shakhtar që kanë siguruar pjesëmarrje në mesin e 16-të skuadrave më të mira, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Athletico Bilbao do të kërkojë fitore në duel me BATE Borisov për të siguruar një vend që çon në Europa League.

Liga e Kampionëve / Xhiroja e Gjashtë

Sonte takohen:

Grupi E

20:45, Bayern Munich-CSKA Moscoë

20:45, Roma-Manchester City

Tabela: Bayern Munich 15, City 5, Roma 5, CSKA 5

Grupi F

20:45, Ajax-APOEL Nicosia

20:45, Barcelona-Paris Saint Germain

Tabela: PSG 13, Barcelona 12, Ajax 2, APOEL 1

Grupi G

20:45, Chelsea-Sporting CP

20:45, Maribor-Schalke 04

Tabela: Chelsea 11, Sporting 7, Schalke 5, Maribor 3

Grupi H

20:45, Athletic Bilbao-BATE Borisov

20:45, FC Porto-Shakhtar Donetsk

Tabela: Porto 13, Shakhtar 8, Athletico 4, BATE Borisov 3

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media