Loading...

Ronaldo-Irina, historia e çiftit më të bukur në “fotofinish”?

0196.jpg

Kristiano Ronaldo dhe Irina Shayk në “fotofinish”? Zërat e një ndarjeje të çiftit më të bukur të futbollit po bëjnë xhiron e botës.

Prova e parë në një rast të tillë është mungesa e modeles ruse në mbrëmjen e dorëzimit të çmimit të “Topit të Artë”. Ndërkohë, “CR7” nuk e ka përfshirë të dashurën e tij në falënderimet e bëra pasi fitoi çmimin prestigjioz.

Në të vërtetë, vitin e shkuar, kur portugezi fitoi për herë të dytë në karrierë “Topin e Artë”, Irina ishte në krah të tij, ndërsa para pak ditësh, mungesa e saj ka rënë në sy të të gjithëve. Po ashtu, Ronaldo i falënderoi të gjithë, familjarët, miqtë dhe shokët e skuadrës pas marrjes së çmimit, me përjashtim të bukuroshes.

Mungon edhe një provë për ta bërë lajmin të besueshëm? Sigurisht që ekziston, sepse Ronaldo nuk ndiqet më në “Twitter” nga rusja dhe ka hequr fotot nga Instagrami, edhe atë të pushimeve të fundit të çiftit.


Shayk: Nuk jam ndarë nga Ronaldo, eventi nuk i përshtatej axhendës sime

Pas spekullimeve mediatike rreth mungesës së modeles Irina Shayk gjatë eventit të Topit të Artë, ku i dashuri i saj futbollisti Christiano Ronaldo u nderua me çmim, Shayk ka reaguar.

Përmes zëdhënësit të saj Irina ka theksuar se nuk është ndarë nga futbollisti, por eventi nuk përshtatej me oraret e saj. “Topi i Artë nuk i përshtatej orarit të saj, kishte punë. Nuk kemi komente tjera për të bërë”, u shpreh zëdhënësi i Shayk. Edhe futbollisti nuk është shprehur rreth mungesës së të dashurës së tij në këtë event.

0

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media