Loading...

Ronaldo përgadit largimin nga Real Madrid, ja detaje

3.Real-Madrid-president-Perez-greets-Ronaldo-ahead-of-kick-off-at-the-Bernabeu-on-Tuesday-night-523x500.jpg

Referuar raportimeve nga Spanja, Cristiano Ronaldo ka ngarkuar avokatët e tij me detyrën e negocimit të largimit të tij nga Real Madrid. Ylli i “Los Blancos” ka mbetur i pakënaqur që javën e kaluar, kur mori trofeun e tij të pestë të “Topit të Artë”. Ndërkohë që ishte në ceremoninë e organizuar në Paris, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez u pyet nëse Neymar mund të ndiqte hapat e numrit shtatë të “Los Blancos”, ai u përgjigj: “Të jesh në Madrid e bën më të lehtë të fitosh Topin e Artë. Real Madrid është një klub që të jep gjithçka nevojitet kur je futbollist i madh. Që të gjithë e dinë që në një moment unë doja të nënshkruaja me atë”.

Referuar “El Chiringuito TV”, Ronaldo u ka kërkuar avokatëve të tij që të negociojnë me Real Madrid, me qëllim që të reduktohet klauzola e tij e largimit, e përcaktuar paraprakisht në masën €1billion, në mënyrë që të mund të largohet nga klubi. Marrëveshja aktuale e kapitenit të Portugalisë me klubin “Los Blancos” skadon në vitin 2021, dhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, është i ndërgjegjshëm që asnjë klub nuk do të përballonte pagesën astronomike të klauzolës së tij, sidomos në moshën që ai ka.

Komentet
Top