Ronaldo planifikon ta mbyllë karrierën në SHBA

20150319111207527646.jpg

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, planifikon të largohet nga Real Madridi në verën e vitit 2018, kur i skadon kontrata për të kaluar në SHBA.

Raportohet se Ronaldo ka një qytet të preferuar në SHBA dhe dëshiron të mbyllë karrierën e futbollit atje.

Lajmin për “Sports Illustrated” e ka bërë të ditur ish-kandidati për president të FIFA-s, Grant Wahl.

Ronaldo pas Botërorit 2018 do të jetë 33-vjeçar dhe do të ishte më i vjetër se David Beckhami kur pati shkuar në SHBA. Ai do t’i bashkohej listës së gjërë të lojtarëve të mëdhenj që vendosën që fazën përfundimtare të karrierës ta kalojnë në SHBA. Në këtë listë janë emra si Franz Beckenbauer, Pele, Gerd Mueller, Eusebio, Thierry Henry, David Villa, Robbie Keane, Alessandro Nesta, ndërsa së shpejti edhe Frank Lampard e Steven Gerrard.

Ronaldo veçanërisht në SHBA pëlqen vendet si Miami, Los Angeles e New York.

Kapiteni i Përfaqësueses së Portugalisë ka fituar dy vjet rresht epitetin e futbollistit më të mirë në botë nga FIFA, ndërsa tri herë në përgjithësi.

Për të skuadra madrilene kishte paguar 94 milionë euro dëmshpërblim për ta transferuar nga Manchester Unitedi në verën e vitit 2009.

Komentet

Leave a Reply

Top