Rossi: Asgjë nuk është e pamundur

auto_posht_21496239921.jpg

Piloti i Yamaha-s, Valentino Rossi, përgatitet për sfidat e radhës dhe me ambicie për të triumfuar. Rossi ka folur në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ndalesën e radhës të botërorit Moto Gran Prix në MotoGP, që do të zhvillohet në Mugello të Italisë. “Nuk do të jetë e thjeshtë, të arrijmë një rezultat të mirë në Mugello, duhet të tregohem i kujdesshëm gjatë provave dhe garës. Asgjë nuk është e pamundur. Personalisht do të mundohem të japë më të mirën time”, ka thënë Rossi.

Komentet
Loading...
Top