Rrahje e rëndë mes rusëve dhe shqiptarëve në Austri, plagoset njëri prej tyre

rrahje.jpg

Pak para mesnatës, në një lokal të lagjes St. Ruprecht është shkaktuar një zënkë në mes të disa personave shqiptarë dhe rusë. Me këtë rast, një rus 20-vjeçar është plagosur rëndë me thikë dhe nga persona deri më tani ende të panjohur, është dërguar në spitalin më të afërt në Klagënfurt, shruajnë mediet austriake, njofton portali „Shtegu.com“.

Sipas deklaratave të policisë austriake, katër persona të tjerë janë lënduar duke pësuar plagë me pasoja të pacaktuara dhe personalisht kanë shkuar në spital. Ende mbetet e paqartë përse është shkaktuar zënka dhe nëse ka pasur edhe pjesëmarrës të tjerë, ndërsa policia është dukehetuar rastin.

Komentet
Top