Rrahje masive para fillimit të “Euro 2016” (VIDEO)

auto_Capture1465546117.jpg

Dy tifozë të Anglisë janë arrestuar pasi policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një rrahje masive në qytetin e Marseilles, pak para fillimit të “Euro 2016” me ndeshjen e parë mes Francës dhe Rumanisë në Grupin A.

Policia franceze ka njoftuar se një prej tifozëve ishte arrestuar pas sulmit fizik ndaj një punëtori të një lokali duke shkaktuar prishjen e rendit.

Kurse, një tjetër tifoz i Anglisë pësoi lëndime në kokë pasi u qëllua nga një karrige. Mediat franceze kanë raportuar se përplasja ndodhi mes tifozëve të Kombëtares angleze dhe një grupi të simpatizuesve të ekipit nga Ligue 1, Olympique Marseille.

Përleshja ndodhi jashtë lokalit Queen Victoria në distriktin Old Port.

Anglia gjendet në Grupin B së bashku me Rusinë, Sllovakinë dhe Uellsin, kurse takimin e parë e zhvillon kundër Rusisë të shtunën.

Komentet

Leave a Reply

Top