Rrahje mes nxënësve në një shkollë të mesme në Tetovë

69755441.jpg

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale kundër J.R (17) nga Shipkovica e Tetovës për shkak dyshimeve se ka shkaktuar vepër penale “dhunë fizike”.

Policia e Tetovës ka njoftuar se me 7 shtator në koridorin e shkollës së mesme medicinale “Nikolla Shtejn” J.R nga Shipkovica pas një zënke verbale ka filluar edhe sulmin fizik ndaj një nxënësi 16 vjecar nga Zherovjani. Ky i fundit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës.Shqipmedia

Komentet
Top