Rrëfime 16+/ E dua të fejuarin, por çdo natë komshiu më …

15134680_1318363281519542_7816713766258203887_n.jpg

Një histori epshi dhe tradhtie vjen nga Britania e Madhe ku një 31-vjecare ka treguar për prestigjiozen “The Sun”, se edhe pse e do të fejuarin e saj 32-vjecar, e tradhton me komshiun pothuajse çdo natë.

E reja, emri i së cilës për arsye etike nuk është bërë i ditur, ka rrëfyer se gjithçka nisi kur ajo kishte lejuar fqinjin të punonte në kompjuterin e tyre, pasi lap-topi i tij ishte prishur.

“Unë lejova fqinjin që të përdorte kompjuterin kur i fejuari im që punon si shofer ambulance, ishte në punë. E lejova atë dhe i ofrova një kafe dhe punoi në kompjuter për më shumë se një orë. Rreth orës 10, ai përfundoi punën, më falënderoi dhe me puthi në faqe. Pastaj u ul pranë me meje dhe nuk e di si ndodhi, por ne filluam të putheshim. U ndjeva aq mirë sa nuk mund t`i thosha që të ndalej. Ndjehesha shumë fajtore, por nuk mund ta mohoj se e doja çdo minutë të atyre çasteve”, rrëfen ajo teksa thekson se pas kësaj e njëjta histori vijoi pothuajse përnatë, kur i fejuari i vajzës ishte turni i natës.

“Kjo u kthye në seancë të rregullt kur i fejuari im punonte gjatë mbrëmjeve. Seksi ishte shumë i mirë, ndoshta pasi e dinim se nuk kishim asgjë më shumë përveç seksit. Kam një lidhje të mirë me të (të fejuarin) dhe e dua shumë, por kur ai punon gjatë natës unë ndihem shumë e vetmuar”, ka thënë ajo duke shtuar se ka frikë se mos kapet.

Ndërkohë, psikologja e “The Sun” i ka këshilluar të resë që të qartësohet me ndjenjat e saj dhe të vendosë se çfarë do vërtetë, pasi është e rrezikshme të vijojë lidhjen e dyfishtë. Sepse, vijon ajo, nuk është e drejtë që i fejuari të tradhtohet nga personi që do.

Komentet
Top