Rreth 40 për qind e njerëzve në botë kanë kilogram të tepërt

0-88.jpg

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka nxjerrë një rekomandim që shtetet përmes politikës së taksave të rrisin çmimin e pijeve të ëmbla, siç janë pijet joalkoolike, pijet sportive, madje edhe lëngjet e frutave me përmbajtje 100 për qind, më qëllim për të luftuar obezitetin, diabetin dhe prishjen e dhëmbëve.

OBSH në deklaratën e saj në ditën e luftës kundër obezitetit, thotë se përhapja e obezitetit në botë është dyfishuar në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2014, kur, sipas njoftimit që e pothuajse 40 për qind e njerëzve në botë kanë kilogram të tepërt.

Duke iu referuar përvojës së fushatës kundër duhanit, OBSH thekson se tatimi i pijeve të ëmbla mund të ndihmojë në reduktimin e konsumit të sheqerit, të sjellë përfitime shëndetësore dhe më shumë të ardhura për qeveritë.

Në një analizë të detajuar prej 36 faqesh për politikat fiskale të ushqimit, OBSH thekson si “argument të fortë” subvencionet për uljen e çmimeve të frutave dhe perimeve të freskëta, e cila mund të çojë në të ushqyerit e shëndetshëm.

Komentet
Top