Loading...

Rritet kërkesa globale për ar

thumbs_b_c_8fc78b038d5fe0357ffec0de30798321.jpg

Kërkesa globale për arin është rritur me një për qind në tremujorin e tretë të vitit 2018, tha sot Këshilli Botëror i Arit, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Këshillit bën të ditur se kërkesa globale është më e lartë për 6.2 ton më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke mbëritur në shifrat prej 964.3 ton.

“Kërkesa për shufra dhe monedha është rritur me 28 për qind duke kapur shifrat prej 298.1 ton, pasi investitorët përfituan nga çmimi i ulët i arit duke kërkuar strehim nga dobësia e valuttave dhe tregut të luhatshëm”, thuhet në raport.

Kina, që është tregu më i madh në botë i shufrave dhe monedhave, regjistroi 25 për qind rritje të kërkesës nga viti i kaluar.

Për sa i përket kërkesës për gurët e çmuar, kërkesa është rritur me 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 535.7 ton, ndërkohë që rritja e kërkesës në Indi dhe Kinë tejkaloi kërkesën e dobët në Lindjen e Mesme.

Raporti thotë se është rritur edhe kërkesa për ari në teknologji ndonëse për vetëm një për qind, dhe shifrat aktuale janë 85.3 ton, që është tremujori i tetë i njëpasnjëshëm i rritjes.

Komentet
Top