Rritje prej dy për qind dhe pagë më të madhe minimale në kopshte

Mila-Carovska-sfasdas-750x430.jpg

Shkup – Efekti i përgjithshëm nga rritja e pagës minimale dhe rritje prej dy për qind tek të punësuarit në kopshte do të jetë 2.040 denarë në varësi të vendit të tyre të punës. “Paga bazë bruto para rritjes prej dy për qind për në shtator për vend të caktuar të punës do të arrinte 15.090 denarë, me rritjen prej dy për qind të pagës bruto fitojmë shumë prej 15.392 denarë, ndërsa me rritjen e pagës minimale për pagën e njëjtë bruto fitojmë 17.130 denarë. Kjo do të thotë se në varësi së vendit të caktuar të punës efekti për rritjen prej dy për qind është edhe rritja e pagës minimale për të punësuarit në kopshte do të arrijë 2.040 denarë”, tha në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

Ajo shtoi se këto mjete të punësuarve në kopshte u janë paguar me pagën e shtatorit e cila paguhet në tetor. Paga minimale në të ardhmen do të duhet të paguhet sepse, siç tha ministrja, kjo është rregulluar përmes Drejtësisë për të Ardhura Publike, ku nuk do të mund të kalojnë paga më të ulëta nga paga minimale e paraparë me ligj prej 12 mijë denarësh. Paga e parë minimale e rritur është paga e shtatorit, e paguar këtë muaj.

Komentet
Loading...
Top