Loading...

Rrotullohet traktori, vdes 22 vjeçari shqiptar nga Kërçova – FOTO

traktor-780x439.jpg

Në aksident me traktor humb jetën i riu nga fshati Popojan i Kërçovës Shehip Veseli

“Më 17 mars rreth orës 19:30 është denoncuar se në Kërçovë në rrugën rajonale drejt fshatit Papradishtë Sh.V. (22) nga fshati Popojan, duke e drejtuar traktorin me rimorkio, në të cilin ka qenë personi Sh.N. (41) ka humbur kontroll mbi traktorin dhe është rrokullisur, pas së cilës N.Sh. ka kërcyer nga rimorkio, ndërsa Sh.V. është shtypur nga traktori dhe ka ndërruar jetë n në vendngjarje”, kumtoi MPB-ja.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi ekspert nga stacioni i policisë Kërçovë. Me pëlqimin e Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes ndërsa varrimi i të ndjerit është bërë sotë në vendin e lindjes në fshatin Popojan.

Komentet
Top