Rruga e Arbrit, sot u firmos kontrata për ndërtim

auto_Rruga-e-Arbrit-me-koncesion-punimet-ne-pranvere-te-20171514442852.jpg

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar kontratën me kompaninë Gjoka Constrution për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Kontrata është lidhur me ministrin e infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kostoja totale e projektit arrin në 240 mln euro. Sipas të dhënave puna për ndërtimin e veprës do të nisë brenda 2018, ndërsa po brenda këtij vitit do të sigurohet dhe financimi.

“Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë” kemi të bëjmë me një të vështirë, një vepër të rëndësishme por që do të jetë nga pikëpamja inxhinierike, një nga veprat më të realizuara në Shqipëri. Siç tashmë publiku është i njohur, kemi disa projekte të cilat ne gjatë këtij viti do ti tenderojmë, do ti negociojmë, do ti kontraktojmë dhe jam i bindur që viti 2019, 2020, 2021 do jetë vite të kantiereve të mëdha të ndërtimit. Unë i uroj shumë suksese kompanisë dhe jam i bindur se do kemi një projekt të suksesshëm dhe sëbashku do shkojmë tek qytetarët dibranë për t’u dhënë lajmin e mirë.”

Kjo është vepra e parë publike që do të ndërtohet nëpërmjet programit 1 mld euro. Edhe pse ministria nuk jep të dhëna se si do të funksionojë kjo skemë, Gjiknuri thotë se kompania do të ndërtoje vetë rrugën, ndërsa shteti do ta shlyejë për 13 vjet rresht.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit.”
Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, thuhet se janë rreth 60 mln euro që do të përdoren nga buxheti i shtetit në 4 vitet e para të ndërtimit të kësaj vepre, e cila në total ka një gjatësi prej 69 km.

Komentet
Loading...
Top