Loading...

Rumani, rikthehen protestat antiqeveritare në Bukuresht

0-208.jpg

Mijëra rumun kanë marrë pjesë në protestat antiqeveritare gjatë fundjavë në Bukuresht, ku kanë kërkuar largimin e qeverisë, duke e akuzuar për përpjekje për të dobësuar ligjet antikorrupsion.

Rreth 3 mijë protestues janë grumbulluar përpara parlamentit në Bukuresht, ku kanë formuar me letra dhe rroba një flamur të Bashkimit Evropian.

Protestuesit thanë se protesta e tyre tregonte mbështetjen që ata kishin për BE-në dhe vlerat që ajo përfaqësonte, ndërkohë parullat kryesore të turmës ishin “ju hajdutë” dhe “tërhiquni”.

Sipas raportimeve të mediave vendase, autoritetet kanë mbyllur të gjitha rrugët të cilat të çojnë drejt zyrave të qeverisë.

Protestat antiqeveritare në Rumani kanë filluar që prej ditëve të para të shkurtit, ku një dekret i qeverisë kërkonte të lehtësonte ligjet kundër korrupsionit, ku prej këtij lehtësimi përfitonin një pjesë e madhe e zyrtarëve të dënuar për korrupsion.

Dekreti u tërhoq nga qeveria rumune pas përballjes me protesta masive, ndërkohë që protestat vazhdojnë ende.

Komentet
Top