Rusia i fal Serbisë 30 tanke reaktivë T72 – VIDEO

russian-t-72-modernized-israel-czech.jpg

Brenda fundit të vitit të ardhshëm, Serbia do të marrë si dhuratë nga rusia tanke T-72 të fjalës së fundit. Këto armë janë pjesë e pakos së bashku me avionët Mig 29.

Kur Vuçiç ishte kryeministër, një vit më parë lancoi ndihmën e Rusisë për t’i dhënë vendit të tij 30 tanke T-72C dhe 30 sisteme strategjike BRDM-2.

Ushtria serbe jo vetëm që do të marrë 30 tanke më shumë, por për herë të parë do të kenë akses në teknologjinë e koracës reaktive, në gjendje për të mbrojtur tanket nga municonet anti-tank me potencial të lartë.

Sipas ekspertëve të armatimeve, gazetarit të Fonet, Adovr Lukac, në Ballkan tanket luajnë një rol shumë të madh për mbrojtjen e qeverive.

Lukac thekson për Sputnik që në vitin 1999 tanket serbe suprizuan NATO-n e cila ndali vrullin e ndërhyrjes tokësore në Kosovë.

“Shock-u i parë për Aleancën Atlantike gjatë bombardimeve ishte se e gjithë brigade e koracuar 252 e Kraljevos ishte në Kosovë gjatë një moment ku armisht kishin kontrollin total të qiellit. Më pas forcat tona lanë Kosovën pas akordit të Kumanovës më 9 qershor 1999. Gazetarët perëndimor ishin të shokuar, pasi i besuan informacioneve të NATO-s se avionët kishin shkatërruar arsenalin tokësor të tankeve serbe, por nuk ishte ashtu. Ata panë në largim autokolonat e pafund të tankeve dhe mjeteve të blinduara të ushtrisë sonë”, tha për Sputnik, eksperti Lukac.

Sipas Sputnik, SHBA përdorën avionët Fairchild-Republic A-10 Thunderbolt II, që thirreshin si “vrasës tankesh”, por që arritën të shkatërrojnë vetëm 13 tanke serbe.

Prej atëhere kanë kaluar 18 vite. Ushtria serbe ka hequr tanket e vjetra sovjetike dhe ka aktualisht 220 tanke M-84, një model i ri i T-72m.

“Në Kushtet aktuale 30 T-72 rusë na ndihmojnë shumë, pasi kanë edhe koracë reaktive. Do të ndihmojë specialistët tanë të përmirësojnë M-84 të prodhimit jugosllav”, deklaron Lukac.

Granatat dhe predhat antitank janë projektuar për të penetruar koracën e tankut, duke krijuar një temperaturë aq të qartë sat ë vrasë ekuipazhin.

Koraca reaktive anulon këtë efekt, duke e shpërthyer nga jashtë predhën.

Komentet
Top