Loading...

Rusia, trajneri Slutsky jep dorëheqje

0-206.jpg

“U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen në Europian, federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018”.

Pak fjalë dhe një mesazh lakonik për një vendim të marrë prej kohësh por që u bë i ditur menjëherë pas humbjes 3-0 ndaj Uellsit. Trajneri Leonid Slutsky është viktima e parë e Europianit, pasi ai ka dhënë dorëheqjen pas një europiani të turpshëm për Rusinë që grumbulloi vetëm një pikë në 3 ndeshje. Golat e Ramsey, Taylor dhe Bale e fundosën skuadrën ruse në një krizë të thellë dhe tashmë ringritja do të jetë një mision i vështirë për çdo trajner që do të ulet në stol.

I vetmi moment pozitiv për Rusinë nëse kështu mund të quhet, është gafa e portierit anglez Hart, i cili lejoi që Rusia të arrinte një barazim në minutat e fundit, ndërsa gjithçka tjetër nga paraqitja e kësaj skuadre në europian është për t’u harruar. Më pas humbjet me Sllovakinë dhe Uellsin i vendosën kapakun europianit të dështuar të Rusisë që do të mbahet mend vetëm për dhunën e tifozëve në ndeshjen e parë kundër Anglisë.

“Nuk kam çfarë të them. E vetmja gjë që mund të bëj është që të këtkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur. Na vjen shumë keq sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri duke u larguar me kokën ulur nga europiani. Skuadra zhgënjeu në organizim sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekujlibruar”, përfundoi deklaratën e tij Slutsky.

Komentet

Leave a Reply

Top