(S`) duhet Protektorat Ndërkombëtarë në Maqedoni !

Mehdi-Memeti-788x350.jpg

Shkruan : Mehdi Memeti

Duke parë situatën e zgjedhjes së problemeve në R. e Maqedonisë ,pasi që partitë politike në pushtet nuk bëjnë politikë që t`i zgjedhin problemet, por shkaktojnë probleme nga njëra në tjetrën, dita-ditës veç po na ngatërohen punët , atëherë çka ?…

Duke pare gjithashtu se njerëzit merren me politikë për interesa personale, gjithashtu duke parë se partitë poltike në pushtet, nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës të cilën vet e krijuan , atëherë përsëri shtrohet pyetja çka ?… Nuk kanë guxim të tërhiqen nga qeveria ,të japin dorheqje si akt moral,(qoft presidenti, kryeparlamentari, ministra e deputetë) , pengojnë Prokurorin speciale, nuk pranojnë këshilla qëllim mira nga miqt tanë ndërkombëtarë, nuk lejonë qeveri ekspertësh apartiak, përsëri shtrohet pyetja çka ?… Analistët politik veç më po i përsërisin refrenet e tyre, s`din më edhe ata çka të thonë,atëherë, përfaqsuesuesve të (SHBA)-së dhe (BE)-së nuk u mbetet gjë tjetër përpos të mendojnë seriozisht për një e protektorat të fuqishëm ndërkombëtar në kët shtet të brisht e të çoroditur ? Kërkesa për protektorat ndërkombëtar mendojmë dhe vlerësojmë se mban plotësisht , sipas situatës politike të gjertanishme që po zhvillohet në Maqedoni. Këte, e mendojnë edhe shum analistë e ekspertë, intelektual si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Përfundojmë :

Derisa vota e popullit nuk vleresohet por vidhet, ajo gjithëmonë do të prodhojë krim e kriminel,tradhëti e tradhëtarë, nga këta politikan të gjertanishëm që nuk shofin përtej hundëve të tyre, të pamëshirshëm dhe arqitekt të pashpirtësisë.

Kështu që popullata shqipëtare në Maqedoni , mbetet edhe mëtutje viktimë e përhershme e partive në pushtet, të ashtuquajtura VMRO-BDI. Duam apo s`duam vetëdija e popullatës duhet të ngrihet (na duhet reforma në vetëdije) sepse kështu e don koha dhe momenti… së paku të mendohet për gjeneratat e reja.

Të shpresojmë, pasi që shpresa vdes e fundit thot populli ! ? …

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top