Loading...

Sa fëmijë do të kesh? E parashikon shenja e horoskopit

rakjpg-GALLERY_MAIN-21289.jpg

Dashi

Jeni shpirt luftëtar dhe sigurisht nuk frikësoheni që të keni një shtëpi si një “fushë beteje”, ku shumë fëmijë luajnë me njëri-tjetrin. Ju mund të keni 3 ose 4 fëmijë, por edhe nëse do të keni vetëm një, shtëpia juaj gjithmonë do të jetë e hapur për miqtë e tyre të vegjël. Kjo është arsyeja pse shtëpia juaj do të jetë një pasqyrim i gëzimit.

Demi

Jeni një shenjë shumë e durueshme për të edukuar fëmijët tuaj dhe ju pëlqen të keni shumë.

Por në mënyrë që të bëni të gjitha gjërat tuaja, ndoshta dy fëmijë janë numri që ju përshtatet.

Binjakët

Jeni plot fantazi, nuk mërziteni me fëmijët. Pra, pse të ndaleni në një?

Gaforrja

Jeni shenja e nënës perfekte. Ju pëlqen të kujdeseni për familjen dhe gjithashtu keni një ideal që dëshironi të arrini: Dy fëmijë. Mund të keni një mashkull dhe një femër.

Luani

Energjetik, dinamik dhe “udhëheqës”. Ju mund të hasni lehtësisht një ekuipazh prej tre apo katër fëmijësh.

Virgjëresha

Mania juaj për përsosmëri mund të bëjë që ju të dëshironi dhe të keni vetëm një fëmijë. Sepse ju pëlqen që gjithçka të jetë e përsosur dhe të paturit e një familje të madhe do t’ju bëjë të hiqni dorë nga saktësia me të cilën bëni gjithçka.

Peshorja

Drejtësia, ekuilibri, harmonia … nëse këto janë fjalët që ju karakterizojnë, jeni edhe ata që udhëzojnë shenjën tuaj në përcaktimin se sa fëmijë mund të keni. Në këtë rast funksionojnë numrat e barabartë, pavarësisht nëse janë 2, 4 ose 6.

Akrepi

Jeni shenja e misterit dhe ndoshta mund të duket e çuditshme që një shenjë kaq e pavarur dhe e fortë sa e jotja, të bëhet shumë e ëmbël me fëmijët. A do të jetë një mister? Absolutisht jo! Brenda ju e dini që mund të trajtoni edhe më shumë se një fëmijë në një kohë (në praktikë binjakët) dhe kështu që është shumë e mundshme që ju nuk do të ndaleni në një fëmijë.

Shigjetari

Yjet ju shohin duke u arratisur në aventurat tuaja të panumërta me fëmijën tuaj të ardhshëm. Ju do t’i tregoni botën, do t’i mësoni atij kultura të ndryshme nga jona. Pikërisht sepse nuk do të heqësh dorë nga jeta juaj aventureske, mund të dëshirosh të kesh një fëmijë ose një maksimum prej dy fëmijësh.

Bricjapi

Në Zodiak ju jeni shenja e kundërt me Gaforren, kështu që nëse Gaforrja është shenja e nënës për shkak të përsosmërisë, ju jeni shenjë e babait. Përfaqësoni autoritetin, me një dozë të madhe dashurie natyrisht. Për ju numri i fëmijëve është i përsosur, domethënë 3.

Ujori

Ju e doni lirinë, ju pëlqen të jetoni, por edhe ta kaloni atë tek të dashurit tuaj. Pikërisht sepse nuk do ta heqësh kurrë këtë ndjenjë të pavarësisë, numri ideal i fëmijëve është 1 për ju. Por me të do të jetë fantastike!

Peshqit

Ju i doni shumë fëmijët dhe doni të ëndërroni, kështu që ju mund të keni një familje të bukur të madhe. Po rreth katër apo pesë fëmijë? Nëse e sheh familjen tënde me këtë numër nuk do të të trembë aspak, përkundrazi!

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media