Sa herë të shënojë gola Salah për Liverpoolin, përfitojnë edhe egjiptianët

voda.jpg

Ylli i Liverpoolit është njeriu i momentit në futbollin anglez.

Përveçse ka fituar zemrat e shumë tifozëve në Premier Ligë, me golat dhe asistimet e tij të pafundme, Mohamed Salah ka ‘pushtuar’ tashmë vendin e tij të lindjes, Egjiptin.

Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares egjiptiane është kthyer në njeriun e momentit dhe një idhull i padiskutueshëm në vendlindjen e tij, transmeton KosovaPress.
Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt, me kompaninë e telefonisë që ka promovuar një superofertë.

Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas, aq sa numri në fanellën e sulmuesit.

Gjithsesi, duke parë ritmin me të cilin po shënon Salah, vështirë se kjo ofertë do të vijojë gjatë, pasi vetëm javën e fundit abonentët përfituan plot 44 minuta, ku Salah kishte realizuar 4 gola në fitoren 5:0 të Liverpool ndaj Watfordit.

Komentet
Loading...
Top