Loading...

Sa shkallë duhet të jetë tërmeti që të jetë shkatërrues?

termet174.jpg

Tërmetet janë lëkundjet që pëson korja e tokës nga shkaqe të ndryshme që ndodhin në brendësinë e tokës. Kjo tregon se toka është një planet i gjallë, në zhvillim. Vatra në thellësi ku lind tërmeti quhet hipoqendra e tërmetit, ndërsa vendi korrespondues më i afërt në sipërfaqe të tokës quhet epiqendra. Shkaqet e tërmeteve janë lëvizja e pllakave, mos ekuilibri që krijohet në thellësi të tokës dhe që shfaqet me aktivizimin e prishjeve tektonike dhe formimin e maleve. Pra, shkaku kryesor i lindjes së tërmeteve, në qoftë se do ta thoshim me një fjalë, është vendosja e ekuilibrit në brendësinë e tokës. Toka “pëshpërit” vazhdimisht. Këto pëshpëritje të tokës regjistrohen me aparate të posaçme që quhen sizmografë, ku për këto raste janë shumë të djeshëm.

Tetova dhe Gostivari sot u goditën me një termet me magnitude 4 shkallë te Rihterit ndërsa tërmetet shkatëruese janë ato mbi 5 shkallë të Rihterit. Në rajonin ku ka ndodhur epiqendra e tërmetit janë regjistruar dëme të vogla materijale.

Tërmetet nëpër botë
Sipas statistikave, gjatë një viti në tokë ndodhin përafërsisht 80 mijë tërmete, ose mesatarisht nëntë tërmete në orë, një prej te cilëve është shkatërrues. Tërmetet me intensitet të vogël nuk ndihen nga njerëzit, ato regjistrohen në qendrat e vrojtimit të tërmeteve, në stacionet sizmologjike me anë të aparaturave, të sizmografëve.

Tërmetet përhapen jo uniformisht në sipërfaqen e tokës. Në disa vende tërmetet janë më të shpeshtë dhe me intensitet më të madh, ndërsa në disa vende të tjera ato janë më të rrallë ose dhe të pandjeshëm nga njerëzit. Më pak të ndjeshëm ose më të rrallë, tërmetet janë në rajone me zhvillim gjeologjik të konsoliduar. Kurse në ato vende ku zhvillimi gjeologjik vazhdon, tërmetet janë të shpeshtë dhe me fuqi shkatërruese. Nga studimet gjeologjike është bërë e mundur të përcaktohen në globin tokësor vendet me sizmicitet të lartë dhe ku mund të ndodhin tërmete të fuqishëm. Vende me sizmicitet të lartë janë ato vende ose rajone me zhvillim ortogjenetik (formimin malor), në rajone me thyerje të thella tektonike dhe atje ku përplasen pllakat tektonike që marrin pjesë në formimin e globit tokësor. Në vendet me ndërtim gjeologjik të konsoliduar, siç janë platforma Ruse ose ajo e Evropës qendrore, tërmetet pothuajse nuk ndihen nga njerëzit.
Vala e përhapjes së tërmetit është rrethore dhe madhësia e përhapjes se saj, varet si nga madhësia(fuqia) e tërmetit, ashtu dhe nga ndërtimi gjeologjik i territorit. Në disa raste, ku energjia kinematike është e madhe, kjo valë përhapet me qindra kilometra, duke zënë një sipërfaqe me miliona kilometra katrorë. Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më shumë përhapet vala e tij në sipërfaqe.
Energjia që lind nga tërmetet është shumë e madhe dhe në disa raste kjo energji mund të krahasohet me punën e pandërprerë të disa termocentraleve gjigantë, që mund të prodhojnë energji duke punuar disa qindra vjet pa ndërprerje. Në të kaluarën, njësia matëse e fuqisë së tërmeteve ishte shkalla Merkali, që bazohej kryesisht në dëmet që shkaktonte tërmeti. Tani fuqia e tërmeteve matet me shkallën Rihter, e cila bazohet në matjen e valës ma anë të sizmografëve. Sipas shkallës Rihter, shkatërrues janë tërmetet që zakonisht kalojnë në 5-6 Rihter.
Tërmetet nuk përhapen uniformisht në sipërfaqen e globit tokësor. Në disa vende tërmetet janë më të shpeshtë dhe më të fuqishëm, ndërsa në disa vende të tjera tërmetet janë shumë të rrallë dhe me intensitet të vogël, deri në atë shkallë që mund të diktohen vetëm nga aparaturat, ndërsa njeriu nuk i ndjen.

Shkenca ka arritur të përcaktojë vendet me tërmetet më të shpeshtë dhe më të fuqishëm, por, me gjithë përpjekjet e deritanishme, nuk ka mundur të përcaktojë kohën se kur mund të ndodhë tërmeti dhe të përcaktojë gjithashtu me saktësi epiqendrën e tërmetit.
Vendet me sizmicitet të lartë janë vendet me zhvillim orogjenetik, rajonet me thyerje të thella tektonike, atje ku përplasen pllakat tektonike që marrin pjesë në formimin e tokës. Kështu, në Evropë janë vendet Ballkanike, gadishulli i Apenineve dhe ai Iberik, si dhe vendet alpine në përgjithësi. Me sizmicitet të lartë është dha Amerika Jugore, veçanërisht pjesa e vargmaleve të Anteve, po ashtu dhe Amerika Qendrore, si dhe ishujt e Karaibeve. Sizmiciteti më i lartë në Amerikën Veriore vërehet në pjesën perëndimore, veçanërisht në Kaliforni, ku në aktivitetin e tërmeteve një rol luan prishja e famshme tektonike e Shën Andres, riaktivizimi i saj.
Me sizmizitet të lartë është dhe pjesa e Azisë qendrore, Indonezia dhe veçanërisht Japonia.

Tërmetet me intensitet më të madh janë ato që shkaktohen nga përplasja e pllakave tektonike. Shembulli më i afërt është tërmeti që ndodhi para dy vjetësh në oqeanin Paqësor në lindje të Japonisë, ku shkaktoi cunamin me dëme katastrofike materiale dhe në njerëz
Përfundimisht, rajonet ku ndodhin tërmetet më të theksuar janë katër: zona perimetrike e oqeanit Paqësor, zona e oqeanit Atlantik, zona e detit mesdhetar dhe aziatike, si dhe zona e oqeanit Indian.

Kur vatra e tërmetit ndodhet afër bregut të detit ose poshtë fundit të detit, atëherë kemi të bëjmë me sizmicitet detar. Në këtë rast është e mundur të krijohen zgavra shumë të mëdha në fund të detit dhe të krijojnë boshllëqe të mëdha. Në këto boshllëqe vërsulet me shpejtësi uji për t’i mbushur, dhe si rrjedhim në sipërfaqen e detit krijohen rryma valësh të lartësive të mëdha, ose siç quhen, “cuname” që godasin brigjet e tokës duke shkaktuar dëme të pallogaritshme, si materiale ashtu dhe shumë viktima në njerëz. Janë të freskëta cunamet që shkaktuan dëme biblike, si në Japoni ashtu dhe në Indokinë para disa vjetësh.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media