Sadiku tregon “sekretin” e golave

sadiku-1.jpg

Autori i dy golave të kundër Turqisë, Armando Sadiku, pas sfidës në Antalia u shpreh: “Besimi nuk mungon në asnjë ndeshje. Kur hyj në fushë, mendoj dhe besoj gjithmonë se do shënoj.

Roshi? Mes nesh funksionon, sepse ia dimë lojën njëri-tjetrit. Ai e driblon kundërshtarin dhe unë e di momentin kur ai do të më shërbejë.

Për mua është e thjeshtë kur kam në skuadër një si Roshi, sepse është shumë i aftë dhe ndihem shumë mirë me të”, tha Armando Sadiku për RTSH.

Komentet
Top