Loading...

Samsung pret të shesë 70 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge

0107.jpg

Një muaj pasi analisti i kompanisë Citibank bëri parashikimet se kompania Samsung ndoshta do të mund të shesë mbi 50 milionë njësi të smartfonëve Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, ndërsa tani kanë ardhur me parashikimet e reja.

Kësaj here kompania e Koresë Jugore thotë se pret që shitja e smartfonëve të saj të avancuar të kalojë 50 milionë njësi.

“Galaxy S6 dhe S6 Edge u priten me një përgjigje pozitive. Nuk kemi asnjë dyshim se këta do të jenë smartfonët më të shitur në serinë Galaxy ndonjëherë”, ka thënë njëri nga drejtuesit e kompanisë Samsung, transmeton Koha.net.

Kjo sigurisht që është një lajm i mirë për kompaninë Samsung, e cila ka humbur pozitën e parë në tregun global të smartfonëve nga rivali i saj, Apple, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Kohët e fundit është zbuluar se kompania Samsung është befasuar me shitjen rekorde të modelit Galaxy S6 Edge, i cili është shitur njëjtë sikurse modeli i tij bazë.

Komentet

Leave a Reply

Top