Samsung sfidon iPhone, opsionet e reja të Galaxy S9 dhe S9+

0-1.png

Megjithëse ende nuk ka një datë zyrtare për muajin janar 2018 kur dhe do të bëhet lansimi i tij në treg, një gjë është e sigurt, adhuruesit e teknologjisë mezi janë duke e pritur Samsung Galaxy 9. Pasi kompania gjigande Samsung edhe këtë herë do të pasurojnë shërbimin e telefonit duke bërë që përdoruesit të shkojnë shumë lartë nga realiteti.

Kompania ka informuar se do të shfaq për publikun smartphone-ët e rinj Galaxy S9 dhe S9+ në janar në ekspozitën CES, aty ku reklamohen teknologjitë e reja dhe elektronika e konsumit.

Mirëpo ajo që pritet me shumë kuriozitet është se Samsung do të shfaq smartphone-in e parë që paloset.

“Ice Universe” ka publikuar në Twitter se pjesa e pasme e “smartphone”-t të ri do të ndryshojë shumë. Edhe pse nuk jepen detaje të këtij ndryshimi, “Ice Universe” është një burim i besueshëm pasi edhe në të shkuarën i ka parashikuar saktë ndryshimet e celularëve.

“100% e sigurt, Galaxy S9 nuk do të ketë njohje me shenjën e gishtit. Pjesa e pasme do të ndryshojë shumë”, shkruhej në Twitter.

Mendohet që Galaxy S9 do të ketë një kamera të aftë për të xhiruar video “slow motion” fantastike. Sipas “Tech Radar”, Samsung po punon për një kamera të pasme që mund të xhirojë 1 000 frame/sekond.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë Samsung mund të prezantojë një kamera me dy lente në Galaxy S9, një veçori që u shfaq në Galaxy Note 8 të fundit, por nuk dihet ende me detaje se si do të jenë ndryshimet e tjera.

Komentet
Top