Loading...

Samsung sjell telefonin e pare ne bote me rrjetin 5G

5g-samsung-telefon-3.jpg

Samsung Electronics sapo ka nxjerrë në shitje ​​Galaxy S10 5G, smartphonin e parë në botë me teknologjinë e komunikimit të gjeneratës së pestë, 5G.   Korea e Jugut u bë vendi i parë që lançoi komercialisht shërbime mbarëkombëtare 5G, me tre rrjete super të shpejta që ofronin shpejtësi të të dhënave që lejojnë përdoruesit të shkarkojnë filma të tërë në më pak se një sekondë.

Tre transportuesit celularë të Koresë së Jugut, SK Telecom, KT dhe LG Uplus, zhvilluan evente prezantimi në Seul për Galaxy S10, versioni bazë i të cilit kushton 1200 dollarë. Shfaqjet interaktive të realitetit virtual dhe demostrimet robotike ishin pjesë e eventit për të shfaqur aftësitë e internetit celular më të shpejtë në botë. Me 5G, tha studiuesi Lee Sang-yoon, përmbajtja e realitetit virtual mund të aksesohet në kohë reale pa asnjë vonesë. Para fillimit të eventit, shërbimi 5G ishte i kufizuar në një pjesë të vogël të përdoruesve të përzgjedhur posaçërisht në Korenë e Jugut.

Prodhuesi rivale LG do të nisë V50 ThinQ, një tjetër telefon 5G, gjithashtu në Korenë e Jugut gjatë këtij muaji, ndërsa në SHBA, rrjeti i Verizon punon me smartphone Lenovo Moto Z3 një telefon i pajisur me një aksesor të veçantë. Komercializimi i 5G i jep Koresë së Jugut mundësinë për të ndërtuar rreth teknologjisë, e cila është vendimtare për zhvillimin e ardhshëm të pajisjeve të tilla si automjetet autonome dhe Internetin e pajisjeve inteligjente.

Kjo teknologji pritet të sjellë rreth 565 miliardë dollarë përfitime ekonomike globale deri në vitin 2034. Kompanitë kineze zotërojnë një total prej 3,400 patenta 5G, më shumë se një e treta e totalit, me 1,529 nga ato të regjistruara nga Huawei. Koreja e Jugut vjen më pas, me kompanitë e saj që mbajnë 2.051 patenta, ndërsa firmat amerikane kanë 1.368 së bashku. As KT as SK Telecom nuk përdorin teknologjinë Huawei në rrjetet e tyre 5G, por është një furnizues për LG UPlus.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media