Sanchez mirëpritet në City

alexis-sanchez_3128755b.jpg

Portieri i Manchester City, Claudio Bravo ka thënë se do të mirëpriste një kalim të Alexis Sanchez në skuadrën nga Etihad Stadium këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit të Arsenal ka mbetur e varur për tërë vitin dhe ka raportime se ai mund të vazhdojë të ardhmen jashtë prej The Gunners.

“Kam thënë në raste të panumërta, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Bravo.

“Ai luan në një nivel të jashtëzakonshëm për ekipin e Kilit dhe po ashtu në klubin e tij. Ai ka një të ardhme të ndritur përpara. Ai po arrin çdo herë nivel tjetër me kombëtaren”.

“Do të doja të luajë me të në City”, ka shtuar ai.

Komentet
Loading...
Top