Loading...

Satisfaksioni seksual në lidhje rrit gjasat për tradhti

0-56.jpg

Studiuesit nga Universiteti i Floridës kanë zbuluar se satisfaksioni seksual në lidhje rrit mundësinë për tradhti. Gjatë hulumtimit ata i identifikuan disa nga gjërat kryesore që tregojnë për mundësinë e tradhtisë, ndërsa rezultatet bazohen në një analizë trevjeçare të sjelljes së 233 çifteve bashkëshortore.

Çuditërisht, ata zbuluan se ata që janë të lumtur me marrëdhënien seksuale me partnerin e tyre kanë më shumë gjasa të tradhëtojnë, ndërsa studiuesit supozojnë se kjo është për shkak të faktit se për shkak të seksit ata ndihen pozitivisht, transmeton koha.net.

Mosha, atraktiviteti dhe historia seksuale e luajnë një rol kyç në gjithë historinë. Gjithashtu, studimi tregoi se të rejat dhe femrat më pak tërheqëse kanë gjasa më të mëdha për t’i tradhtuar partnerët. Me meshkujt nuk është e njëjtë, ata do të jenë më të prirë të tradhtojnë nëse partneri i tyre është më pak tërheqës.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan se meshkujt që kanë pasur marrëdhënie të shumta të shkurta seksuale para martesës kanë më pak gjasa të jenë besnikë, ndërsa femrat e kësaj kategorie kanë më pak gjasa të tradhtojnë.

Studiuesit shpresojnë se rezultatet do t’i ndihmojnë ekspertët e shëndetit mendor që të gjejnë sugjerime praktike për personat që duan të jenë besnikë.

Komentet
Top