Loading...

SCREEN MEDIA, fituese e çmimit kombëtar për Maqedonine në European Business Awards

11246980_962863807081379_4117583757908373013_n.jpg

Screen media është nominuar për fituesin kombëtar ( Maqedoni ) duke përfaqësuar Maqedoninë në European Business Awards 2015/16, në kategorinë “Elite Award for Growth Strategy of the year”.

Si fitues kombëtar në Maqedoni “Screen media” do të vazhdojë në fazën tjetër të garës, ku do të jenë të paraqitura edhe dhjetë ndërmarrje më të suksesshme që do të fitojnë cmimin  „Ruban d’Honneur“.

Çmimi do të shpërndahet në organizuesit-pjesëmarrsit që kanë zbatuar strategji më të mirë për zhvillim internacional që realizon nivel shitjesh mbi mesataren, fitimin dhe përmirsimin e aksionit të kompanisë në treg.

Elmedin Ademi themelues i Screen Media për portalin Shqipmedia thotë: Jemi shumë krenarë që jemi zgjedhur të përfaqsojmë Maqedoninë elmosi fitues kombëtar. European Business Award është e njohur botërisht dhe është vend ku gjenden ndërmarrjet më të njohura në Evropë dhe presim fazën tjetër të procesit të vlerësimit, që në mënyrë më të detajuar do të paraqesim se si arritëm deri te ky sukses.

European Business Award, i cili organizohet për 9-të vite me rradhë, është sponzorizuar nga ana e auditimit internacional, rrjet I taksave dhe këshillave në RSM.

Çmimet janë të mbështetur nga udhëheqësit e bizneseve, akademitë, mediat dhe përfaqësuesit politik nga e gjithë Evropa.

Këtë vit  ЕBN ka përfshirë mbi 32000 biznese, nga 33 shtete Evropiane dhe më 1 shtator, 678 ndërmarrje nga e gjithë Evropa ishin të deklaruara(votuara) për fitues kombëtar në dhjetë kategori. 16 kompani nga Maqedonia ishin ndër të zgjedhurat (Abiks, ArcelorMittal Doo, DPT Zikol LLC, Duna Computers, Euro-Farm, Instituti Ndërtimit Maqedoni, Ivote, Media Print Macedonia, NLB Tutunska Banka AD Skopje, Rade Koncar instalimet elektrike, ISHP Remedika, Moznosti , Screen Media LLC, Transmet Doo, H3M Laboratories).

Së shpejti në portalin Shqipmedia do të lexoni një artikull mbi historinë  e themeluesit të kompanisë “Screen MEdia”, Elmedin Ademi ku do të njiheni nga afër me rrugën drejt suksesit.

Për më shumë informacione rreth “European Business Awards and RSM” klikoni ne: www.businessawardseurope.com ose www.rsmi.com

Komentet

Leave a Reply

Top