Së shpejti seancë e përbashkët Maqedoni-Kosovë

zaev-ramushi-804x380.jpg

Së shpejti pritet që të mbahet seancë e përbashkët qeveritare ndërmjet qeverisë së Maqedonisë dhe të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, gjatë konferencës për gazetarë.

“Maqedonia dhe Kosova parashikojnë forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, veçanërisht në transportin hekurudhor, diasporën, mbrojtjen, inovacionin, kulturën, ekonominë.

E gjithë kjo do të realizohet duke nënshkruar marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit në këto fusha, në sesionin e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës”, shpjegoi Hoxha. Deri tash, Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur seanca të përbashkëta me qeveritë e Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Komentet
Loading...
Top