Loading...

Sekretet e Shkëlzen Gashit: moda, veturat dhe terapia me akull

0-220.jpg

Atë që Shkëlzen Gashi e bën çdo ditë në SHBA ia kanë zbuluar bashkëlojtarët te Colorado Rapids. Disa nga lojtarët e Colorado Rapids në një video të publikuar kanë zbuluar disa sekrete të kosovarit të Kombëtares shqiptare.

Kevin Doyle ka thënë se yllit të skuadrës amerikane i pëlqen të ndjekë modën.

“Gashit i pëlqen shumë moda, gjithnjë vishet mirë. Më së shumti ia kam zili kontratën e sponsorizimit me ‘Louis Vuitton'”, ka thënë Doyle.

Pos veshjes, Gashit i është zbuluar se pëlqen edhe veturat e shtrenjta.

“E kam ndihmuar Gashin që të pajiset me patentë shofer në SHBA. Kam folur me atë në lidhje me veturën që ai ka ndër mend ta blejë. Mësova që në Zvicër ai zotëron një numër të madh të veturave, diçka shumë interesante”, ka zbuluar Bobby Burling.

E tre bashkëlojtarët e tjerë të Gashit kanë vërejtur se para dhe pas stërvitjes apo lojës, kërkon që t’i bëhet masazh në këmbë. Siç thonë ata, sulmuesi kërkon që t’i bëhet edhe terapi me akull në gjunjë dhe kofshë./KD

Komentet
Top