Sela bëri përurimin e ndriçimit rrugor

rsz_sela-1.jpg

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela i shoqëruar nga drejtori i NPK ‘’ Komunalja’’ dhe pjesëtarë të administratës komunale, mbrëmë bënë përurimin e ndriçimit rrugor nga udhëkryqi kryesor në drejtim të rrugës për në Dibër.

Ashtu sikurse u njoftua edhe vetëm pak ditë më parë, projekti i realizuar nga Komuna e Strugës, është një vijë ndriçuse prej rreth 900 m, ku janë instaluar rreth 35 shtylla-kandelabra ndriçuse.

Edhe pse nuk është komptencë dhe detyrim ligjor, që Komumna e Strugës të kujdeset për rrugët magjistrale, duke ditur që këto rrugë nën kompetencë dhe obligim ligjor për pushtetin qendror, Komuuna e Strugës e ka vendosur si prijoritet këtë segment , duke ditur nivelin e lartë të rrezikut , që paraqet për qyetarët e Komunës së Strugës dhe jo vetëm.

rsz_sela

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top