Sezoni i mbledhjes së gështenjave në malësinë e Tetovës – VIDEO

geshteja.jpg

Ramazan Ismani, mbi 70 vjeç, e takuam në bjeshkët e Tetovës duke mbledhur gështenja. Me thes në shpinë ai në këtë moshë, mban familjen e tij, por thotë se e ka vështirë në këtë moshë të merret me këtë veprimtari. Mezi pres që të arrijë vjeshta, që së paku për disa muaj të sigurojë ekzistencën e familjes.

“Vendi, mali është shumë i keq. Shembull nuk janë me një vend gështenjat, ato janë rrallë. Për një sezon sikur të kesh njerëz mbledh, për një sezon i mbledhim rreth 200-300 kg, më shumë jo. Veç të kesh njerëz, po atëherë”, thotë Ramazan Ismani.

Mbledhja e gështenjave bëhet në stinën e vjeshtës. Shumë banorë nga rrethina e Tetovës, janë aktiv që të grumbullojnë sa më shumë gështenja, e të fitojnë sa më shumë para. Kemi fatin që këto bjeshkë janë përplot gështenja. Pasuri kjo, që nuk po dimë ta shfrytëzojmë siç duhet. Njerëzit vijnë nga fshatra të ndryshëm, edhe pse lëvozhgat e gështenjave janë më shpuese se gjembat e iriqit, ata me dorëza vazhdojnë të mbledhin gështenja.

Ndërsa Shani Hasani, gjithashtu mbledhës geshtenjash, shprehet i pakënaqur me sasinë e gështenjave në bjeshkët e Tetovës, ai shtoi: “Unë sot qe 3 ditë kamë dalë. Shumë dobët ka. Dje dhe pardje i kanë marrë nga 40 denarë , sot nuk e dijë . Unë i kam mbledhur 50 kilogram, edhe dje edhe pardje , për një ditë kam mbledhur 50 kilogram. Është shumë vështirë. Duhet t’i mbash prej te lumi, ti qesësh deri lart këtu, është tepër rëndë. Jemi shumë larg, jemi prej fshatit Vicë të Tetovës. Prej atje deri këtu gati krejt harxhimet ti bësh. Është tepër vështirë kjo ti shpon gishtat”.

E për ti mbledhur gështenjat duhet pritur që ato të bien nga trungu i lisave, apo mbledhësit e tyre të përshpejtojnë rënien.

Komentet

Leave a Reply

Top