Shabani mahnit bavarezët, 18 vjeçari shënon në miqësore

meritan_shabani.jpg

Madhështia e Bajernit të Mynihut nuk ka nevojë të reklamohet me “Megafon”. Klubi nga rajoni i Bavarisë dominon prej vitesh kampionatin gjerman dhe numëron 5 tituj kampion Europe.

Xherdan Shaqiri ka qenë deri më tani i vetmi lojtar me gjak shqiptari që është aktivzuar me gjigandët teuton, por ka gjasa të mos mbetet i vetmi, kjo pasi një super talent kuqezi po rritet në klubin 27 herë kampion të Gjermanisë.

Meritan Shabani u përfshi disa herë në skuadrën e parë që nga koha kur ky ekip drejtohej nga Guardiola dhe djaloshi me origjinë nga Kosova ishte vetëm 15 vjeç, teksa edhe Ancelotti në disa raste e afroi për tu stërvitur me skuadrën e të rriturve.

Ndërkohë Jup Heynkess ka menduar edhe ti ofrojë minuta në miqësoren e ditës së djeshme mes Bajernit dhe Sonnenhoff Grossapach. 18 vjeçari i cili si rol natyral ka atë të mesfushorit të avancuar zëvendësoi Arjen Robben në fillimin e pjesës së dytë dhe menjëherë u shndërrua në protagonist duke i shërbyer një top në pjatë Thomas Mullerit, me gjermanin që realizoi pa vështirësi.

Në fund takimi u mbyll 5-3 për bavarezët. Shabani ka spikatur edhe në skuadrat e grupmoshave të Bajernit duke shënuar edhe gola me koeficent të lartë vështirësie, ndërsa në të shkuarën ka qënë pjesë e përfaqësueses gjermane të 18 vjeçarëve, megjithëse vetëm në një rast. Shpresat janë që në të ardhmen një talent i tillë të kurohet dhe të motivohet dhe natyrisht të veshë ngjyrat kuqezi.

Komentet
Top