Loading...

Shaqiri kalon vizitat mjekësore, te Stoke City për 19 mln Euro

CL-ae-fWcAAi4JL.jpg

Stoke City gjen marrëveshjen personale me Xherdan Shaqirin përsa i takon termave financiarë. Tani klubi anglez është gati t’i paguajë Interit 13,5 milionë Paund, rreth 19 milionë Euro për trasferimin e mesfushorit.

Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson Zvicrën kaloi edhe testet mjekësore me klubin e Premier League-s dhe pritet ti shtohet listës së përforcimeve cilësore të klubit, si Afellay, Shay Given, van Ginkel, Glen Johnson apo talentin maroken të Barcelonës, Mohamed El Ouriachi.

Fillimisht u mendua se trajneri i Stoke City, Mark Hughes nuk ishte më i interesuar për 23-vjeçarin. Por, situata ndryshoi me prezencën e Shaqirit në Britania Stadium, për ndeshjen kundër Liverpool.

Me vendimin për t’iu bashkuar Stoke City, Xherdan Shaqiri refuzoi ofertat nga Everton dhe Newcastle në Angli, ndërsa më parë për lojtarin ishin interesuar edhe Schalke, Leverkusen dhe Borussia Dortmund.

Sipas mediave britanike, duke nisur nga “Daily Mail”, SkySports apo Eurosport, kalimi i Shaqirit pritet të realizohet brenda 48 orëve. Vonesa lidhet me faktin se përveç negociatave me Interin, Stoke po konsultohet edhe me Bayern Munchen.

Kjo për faktin se në transferimin e mesfushorit nga gjigandët bavarezë te italianët në janar të këtij viti, në marrëveshje ishin përcaktuar disa kushte specifike.

Megjithë vonesat proceduriale, te klubi i Stoke City besojnë se Shaqiri do të firmosë së shpejti dhe do të luajë në sfidën e së shtunës përballë Tottenham.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media