SHBA, piktura e Da Vinçit shitet për 100 milionë dollarë

thumbs_b_c_b99ab1e0707f186cc7118db57fbf56f5.jpg

Salvator Mundi, piktura e fundit e artistit italian Leonardo da Vinçi, vlera e të cilit shkon në 100 milionë dollarë, do të shitet në ankand gjatë muajit nëntor në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Piktura para ankandit do të ekspozohet në Hong Kong, San Francisco, Londër dhe New York. Emri i pikturës “Salvator Mundi”, që në përkthim do të thotë “Shpëtimtari i botës”, paraqet Jezuin si shpëtimtar të botës.

Bëhet fjalë për vepër arti e bërë para shumë vitesh dhe konsiderohet si e jashtëzakonshme që deri tani është gjendur në koleksion privat. Në pikturën gjendet Jezui i veshur me kaftan ngjyrë blu dhe të kuqe duke mbajtur një top kristali në njërën dorë.

Deri më sot janë ruajtur rreth 20 vepra të Da Vinçit, të cilat gjenden në muze apo në koleksione institucionesh. E fundit prej tyre është “Salvator Mundi”, e cila ishte në pronë të një personi, identitetin e të cilit përfaqësuesit e galerisë Christie’s nuk deshën ta zbulojnë.

Megjithatë, dihet se bëhet fjalë për një koleksionues nga Evropa.

Komentet
Top