Shefi i Pentagonit nuk miraton kërkesën shqiptare për bazë ushtarake

F714445F-ED16-49CE-9F80-8610F41176AC_w1023_r1_s.png

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes do të konsiderojë instalimin e një baze NATO në Shqipëri dhe ende nuk e ka miratuar.

Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Xhaçka tha se pas takimit me gjeneralin Matis se kjo çështje pritet të diskutohet edhe në nivele të larta të NATO-s, por problem deri tani ka dalë tek financimi i bazës.

“Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Megjithatë unë mendoj që një prezencë e NATO apo SHBA në një vend që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se mund të jetë një aleat shumë i denjë, do të ishte një mundësi e mirë për modernizimin e forcave tona. Padiskutim që kanë të bëjnë me ndikimin rus por edhe nga Jugu”, tha Xhaçka pa specifikuar se kush është ky rrezik nga jugu.

Në këtë koordinatë gjeografike, Shqipëria kufizohet me një vend të NATO-s siç është Greqia.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes deklaroi se kompania Lockeed Martin që bën vëzhgimin ajror të Shqipërisë, do të mbikqyrë edhe territorin detar të vendit për trafiqet e drogës.

Komentet
Loading...
Top