Loading...

“Sheqerka demokratike” e Ali Ahmetit

medai-shaholli-532x330.jpg

Shkruan: Medai Shaholli

Lideri i DUI-t, Ali Ahmeti vazhdon të shpërndaj lajme senzacionale për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve për gjuhën shqipe në Maqedoni.Gënjeshtra e radhës është hedhur dje nga ai, me premtimet e vjetra se gjuha shqipe sipas tij së shpejti do të jetë zyrtare në mbarë vendin.Në kulmin e krizës së rëndë politike në vend, ai ka gjetur një formë tjetër të joshjes së elektoratit shqiptar duke e qerasur me “sheqerka demokratike”, si këto për zyrtarizimin e gjuhës shqipe që s’mund ta realizojë për më shumë se një dekadë.
Në një intervistë ekskluzive për Teleskopinet lideri DUI-t, Ali Ahmeti mes tjerash ka thënë se,” duhet të zbatohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe Marrëveshja e Ohrit, të cilat e garantojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, për të cilën çështje premton se shumë shpejtë do të miratohet edhe ligji që garanton funksionimin e shqipes si gjuhë zyrtare”. Senzacioni i radhës për zyrtarizim të gjuhës shqipe në mbarë vendin është hedhur si karrem, për të joshur militantët e luhatur dhe elektoratin shqiptar të pa vendosur.Duket qartë zhgënjimi në sytë e integristëve të thjeshtë të cilët janë të pakënaqur me retorikën dhe qëndrimet e DUI-t, për 14 vjet me radhë me premtime të pambajtura. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me një dekleratë të dal boje si kjo nga arsenali i ndryshkur propagandistik i DUI-t, u provua edhe njëherë t’i bind shqiptarët me deklerata pa mbulesë si kjo se, integristët dhe Ali Ahmeti do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në mbarë vendin .Tollumbace propagandistike si kjo të hedhura përmes shefit të tyre për opinionin publik shqiptar nuk janë tjetër veç se një gënjeshtër më shumë . Se gjuha shqipe do të bëhet zyrtare në mbarë vendin kjo më nuk pinë ujë.Loja me gjuhën shqipe ka marrë fund.Komandant Ali Ahmeti, nga qyteti i Prizrenit si përfaqsues i UÇK-së,më 2001 dha miratimin bashkë me partitë politike shqiptare që në MO , të thuhen këto “margaritarë” me sa vijon :gjuha e sëpaku e 20% të popullsisë lokale të njihet edhe në kushtetutën e Maqedonisë si gjuhë zyrtare lokale krahas maqedonishtes.Neni 7 i kushtetutës qartëson kush është gjuhë zyrtare në Maqedoni.Gjuha shqipe dhe emri shqiptar nuk gjinden as në një nen të kësaj kushtetute dhe as në MO veç si bashkësi etnike e 20% të njësisë vendore..
Atëherë ç’kërkon Ali Ahmeti dhe DUI ,nga MO dhe kushtetuta më shumë se ç’ka kërkuar dhe miratuar më 2001?Ky është guri i fundit i dominos dhe fundi i lojës me gjuhën shqipe që po loz Ali Ahmeti për të ardhmen e tij dhe të DUI-t. Zgjedhja më e mirë për të dhe për DUI-n ,si të dështuar në politikë do të ishte dorëheqja dhe largimi nga skena politike.

 

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media