Sherr në avionin e Lacios, Tare ndal tifozin e irrituar

tare-1.jpg

Tifozët e Lacios nuk e kanë pritur aspak mirë barazimin që skuadra e tyre ka marrë në transfertë ndaj Cagliarit, në një ndeshje ku vendimet arbitrare ishin të dyshimta dhe kanë penalizuar skuadrën bardhekaltër. Por, gjatë rrugës së kthimit një incident jo i këndshëm ka ndodhur në avionin me të cilin po udhëtonte ekipit lacial. Një ultras i skuadrës që kishte udhëtuar gjithashtu për të ndjekur takimin nuk i ka kursyer ironitë me lojtarët për rezultatin.

Por, pas disa minutave me fjalë ai ka akuzuar Luis Nanin për mosmotivim dhe është çuar në këmbë për të krijuar një konflikt fizik me të. I pari që ka ndërhyrë për qetësuar situatën ishte drejtori sportiv, Igli Tare që është ndihmuar edhe nga të tjerë futbollistë të ekipit. Në pjesën e mbetur të udhëtimit nuk ka pasur më probleme, ndërsa në momentin që avioni ka zbritur në pistë tifozi është shoqëruar nga forcat e rendit.

Komentet
Loading...
Top