Shfaqen fotografitë dhe specifikat e reja të smartfonit të Vivos me 6 GB RAM

20160301102658703646.jpg

Për smartfonin e Vivos, Xplay 5, është spekuluar që nga shtatori i vitit 2014 dhe është thënë se do të vjen me procesor Snapdragon 810, por papritmas më nuk është përmendur asgjë në lidhje me këtë smartfon.

Viti i ri 2016 na solli informata të reja në lidhje me Vivo Xplay 5 – ekran të lakuar dyfish, procesor Snapdragon 820, 6 gigabajt RAM memorie. Vivo Xplay 5 po ashtu është pajisur me teknologjitë më të fundit që janë të pranishme në treg.

Sipas raportit më të fundit, Vivo Xplay 5 do të vjen me ekran 5.43-inç Super AMOLED Quad HD, procesorin Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie, kamerën kryesore prej 16 megapikselë me blic LED të dyfishtë, lidhjen LTE, 128 gigabajt memorie të brendshme, sensorin për gjurmë të gishtave, si dhe me baterinë prej 3600 mAh, transmeton Koha.net.

Vivo Xplay 5 do të punojë me sistemin operativ Android, ndoshta me Marshmallow, dhe do të vjen me veçorinë e quajtur Funtouch OS, veçori i cila ndan ekranin në dy pjesë kur jeni duke përdorur dy aplikacione njëkohësisht.

Sa i përket RAM memories, e cila është shfaqur në uebfaqen e njohur AnTuTu, bie në kundërshtim me raportet e mëhershme edhe pse kompania Vivo ka konfirmuar se ky smartfon do të vjen me 6 gigabajt të RAM memories. Ka shumë gjasa të mëdha se këto 2 gigabajt të RAM memories që do të mungojnë mund të gjenden në ekskluzivisht në grafikën e këtij smartfoni, ose ndoshta rrugës është edhe një version tjetër.

Këto fotografitë e reja të rrjedhura vetëm se konfirmojnë dizajnin me ekran të lakuar dyfish.

Vivo Xplay 5 pritet të zyrtarizohet nesër në Kinë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top