Shfaqet 15-vjeçarja e zhdukur nga Gostivari

zhdukje.jpg

Sot rreth orës 12, Stacionin Policor në Gostivar është vetë paraqitur e mitura e moshës 15 vjecare, e cila para dy ditëve u denoncua si e zhdukur nga babai I saj I.P (50)

Nga Stacioni Policor në Gostivar konfirmojnë se e mitura është larguar nga shtëpia rreth orës 9 të mengjesit dhe ka shkuar tek një djalë me të cilin kanë qenë në lidhje dashurie.

Gjatë vitit që e lamë pas, në regjionin më të gjerë të Gostivarit janë paraqitur gjithsej 27 persona të zhdukur , pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të moshës së mitur . Nga policia bëjnë të ditur se të gjithë janë gjetur pas një kohe të caktuar.

Shqipmedia

Komentet
Loading...
Top