Loading...

Shifrat, Rama humbet në qershor bashkitë kryesore?

qeveria3.png

Nëse opozita hyn në zgjedhjet lokale, në 30 qershor të këtij viti nis çmontimi i sundimit kriminalo-korruptiv i Edi Ramës, i cili sipas raporteve ndërkombëtare drejton qeverinë më të korruptuar në Evropë.

Nëse më parë vidheshin deri në 300 milionë euro në vit, pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet, sipas raporteve të KLSH, vidhen deri në 1.7 miliardë euro në vit. Por brenda dy viteve kjo qeverisje pritet të marrë ndëshkimin siç u ndëshkua qeveria e Sali Berishës në qershor të 2013. Goditja e parë për qeverisjen e Edi Ramës do të vijë në zgjedhjet lokale. Një sondazh i ditëve të fundit konfirmonte se Edi Rama e ka humbur tashmë shumicën e atyre që votojnë. Makineria e propagandës, skeçet me skllevërit e administratës dhe ndarja e pasurive publike si plaçkë lufte nuk e shpëtojnë më nga ndëshkimi që i pret. Edi Rama, nisur nga shpresat e mëdha që krijoi në pranverën e 2013, do të mbetet zhgënjimi më i madh për shqiptarët.

Me kalimin e LSI në krahun e PD, nëse shqiptarët votojnë si në zgjedhjet lokale të 2015, Edi Rama dhe banda e tij do të humbasin të gjitha bashkitë e mëdha në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kandidati fitues i PS mori 43 664 vota më shumë se sa Halim Kosova i PD. Por Rama ishte në koalicion me PS.

Në këto zgjedhje, në Tiranë, LSI mori 54,292. Tani këto vota i hiqen PS dhe i kalojnë PD. Nëse kalojmë votat e LSI në krahun e PD, PS mbetet me 105 938 vota, ndërsa PD shkon 170 292 vota. Pra, diferenca është me rreth 70 mijë vota. Nëse shqiptarët votojnë si në 2015, Edi Rama nuk ka asnjë shans të marrë Bashkinë e Tiranës, edhe nëse do të hedhë paratë drogës.

Edi Rama është edhe më i pashpresë për të marrë Bashkinë e Durrësit. Në vitin 2015, Vangjush Dako mori 56,004 vota, ndërsa Grida Duma 42,284, ku diferenca është 13 760 vota. Por, në këto zgjedhje PS kishte edhe votat e bandës së Metës dhe Monikës. Tani LSI ka kaluar me PD. Në 2015, në Durrës LSI ka marrë 22,442 vota. Pa LSI PS mbetet me 33 562 vota, ndërsa PD shkon me 64 726 vota. Sigurisht që Edi Rama i di këto shifra, ndaj shfaq shenja paniku sa herë që PD jep sinjale që do të hyjë në zgjedhjet lokale. Këto janë shifrat, por nuk duhen harruar vjedhjet masive dhe skandalet e qeverisë gjatë këtyre katër viteve, të cilat do të kenë ndikimin e tyre tek votuesit./Pamfleti

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media