Loading...

Shitet “Monopoli” i Tetovës, ja për sa e bleu pronari i ri

photo6.jpg

Monopoli i duhanit në Tetovë së bashku me teritorin që mendohet të jetë diku mbi 60.000 m2, i cili ka një të kaluar famëkeqe pasi aty janë vrarë qindra shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore tashmë ka kaluar në pronësi të një biznismeni nga Poroji i Tetovës dhe dy tre ortakë të tjerë.

Jozyrtarisht portali Shqipmedia mëson se prona është blerë diku te 6 milion euro ndërsa viteve në vazhdim pritet aty të ndërtohet një lagje e re e qytetit deri tek Qendra Tregtare “Palma Mall” pasi edhe pronat që gjenden mes “Monopolit” dhe “Palma Mall” siç janë ish fabrika për plastik medicinal dhe të tjera janë gati për tu shitur.

Një kohë të shkurtër në ambientet e “Monopolit” pas konfliktit të 2001 qëndroi Universitet i Tetovës./Shqipmedia

Foto arkiv

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media