Shkëlzen Gashi, në formacionin e javës së UEFA-s

gashi_7646-300x166.jpg

Shkëlzen Gashi është një prej 11 futbol listëve më të mirë të javës në Ligën e Kampioneve sipas UEFA-s. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është vlerësuar maksimalisht për paraqitjen e zhvilluar kundër Bazelit, duke vrapuar më shumë se 12 kilometra dhe duke qenë një rrezik konstant për kundërshtarin. Ai ndihmoi ekipin që të barazojë dhe njëkohë- sisht të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër.

Vlerësimi i UEFA-S
Shkëlzen Gashi (Bazel) Rrezik konstant për Liverpulin, pavarësisht se ndeshja përfundoi në barazim. Futbollisti shqiptar vrapoi më shumë se 12 kilometra si mesfushor i majtë, duke pasur edhe tri aksione të shkëlqyera individuale. Prej tri gjuajtjeve drejt portës, një u bllokua nga mbrojtja, njëra shkoi në kuadrat dhe një tjetër “flirtoi” me shtyllën. Vendimtar në kualifikimin e Bazelit.

Komentet

Leave a Reply

Top