Loading...

Shkencëtarët kanë krijuar bateritë e “përjetshme”

0233.jpg

Ekspertë të Institutit Teknologjik në Massachusetts pohojnë se me përdorim të baterive në gjendje të ngurtë, për dallim nga elektrolitet e lëngshme, mund të zgjidhin të gjitha problemet që njerëzit i kanë me bateritë e tashme.

Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike – nga telefonat deri tek automobilat – përdorin bateritë nga litiumi e joni, por ato janë relativisht me kapacitet të vogël, shpenzohen shpejt dhe gjithmonë ka rrezik nga shpërthimi i tyre, transmeton Koha.net.

Tani hulumtuesit pohojnë se elektrolitet e reja në gjendje të ngurtë mund të jenë shumë më efikase dhe më të sigurta për përdorim.

“Të gjitha zjarret që janë parë në avionët Boeing, në automobilat Tesla e ngjashëm, janë bërë për shkak të elektroliteve të lëngshme”, thotë e Gerbrand Ceder, profesor që ka punuar në këtë material të ri bashkë me pesë hulumtues.

“Vetë litium nuk është i ndezshëm, siç ndodh me këto bateri. Me elektrolitet e ngurta nuk ka frikë sigurie – mund t’i hidhni në dysheme, t’i godisni me gozhda dhe nuk do të shkaktohet zjarr”.

Bateritë e reja po ashtu kanë treguar rezultatet shumë më të mira se sa në kushtet e ftohta e është dëshmuar po ashtu se zgjasin me qindra mijëra cikle.

Komentet

Leave a Reply

Top