Loading...

Shkëndija do të përgatitet në Slloveni

Shkendija-elite-youth3-1024x682.png

Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija fazën kryesore të përgatitjeve verore do ta zhvillojë në Slloveni, atje ku ishin vitin e kaluar.

Kuqezinjtë nga mesi i qershorit do të udhëtojnë në Rogashka Sllatina, ku do të përgatiten për eliminatorët e ligës së kampionëve.

Skuadra e Qatip Osmanit tani pret definimin e ndeshjeve miqësore.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë më së paku katër ndeshje evropiane.

Shorti për Ligën e kampionëve është me 19 qershor.

Komentet
Top