Shkëndija e Tetovës injoron gazetarët shqiptarë i përkëdhel maqedonasit

MEDIASH.jpg

Gazetari i sportit, Mustafa Ademi i Televizionit të Maqedonisë, program në gjuhën shqipe ka shprehur indnjatë të thellë se pse klubi futbollistik i Shkendijës së Tetovës për në ndeshjen kthyese në Republikëne Cekisë nuk ka mar asnjë gazetarë nga TVM2 që ta ndjek ndeshjen, por janë ftuar vetëm gazetarë të mediave tjera.

( Shënim i redaksisë) Vlen të cekim se edhe pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e mediave maqedonase gazetarët e këtyre mediave ishin në bordin e avionit për në Çeki. Kjo nuk është hera e parë që kryesia e Shkëndisë vepron me mediat shqiptare kështu.
Më poshtë e keni postimin e plotë.

Mustafa Ademi
1 hr •


Diten e sotme e nisa me ni lajm ‘shume te mire’ per gazetarinë dhe gazetaret sportiv shqiptarë ne Maqedoni. Ato qe e folshim tash e sa vite mes nesh, dje e sot na ish bo realitet, kryesia e KF Shkendija, pas shume hapave europian tash e sa vite, kish vendos me bo edhe ni hap tjeter te ketille, duke marr gazetar sportiv ne udhetimin e skuadres per ndeshjen e kthimit ndaj Mlada Boleslav. Ashtu siq u ka hije edhe ekipeve me te medhaja europiane, çdo respekt per keto.
E ne nje kohe kur disa prej kolegeve te mi prej redaksive tjera, ishin tu bo gati veq mo mu nis per ne Çeki, une tu munu me veti me gjet ni arsye, a thu pse une ose koleget e mi prej redaksise te sportit ne TVM2, nuk kemi ‘haber’ prej kesaj cka po ndodh?
KF Shkendija arsye paska pas, duke e pas prasysh qe nuk mundet me na ‘marr’ te gjitheve, paska ndodh selektim ne mes gazetareve dhe na te katrit qe po na shihni ne foto, ‘kemi ra prej lige’ per kete ndeshje.
Hajde inshallah Shkendija nxjer rezultat pozitiv te enjten ne Çeki dhe ndoshta masnej per ndeshjet e play off’it, ku te drejtat ekskluzive te transmetimit i kemi edhe vet na si TVM2, kthehemi apet ne ‘lige’.
Per fund, SUKSESE SHKENDIJE !!!

Komentet
Top