Loading...

Shkëndija fiton derbin ndaj Vardarit mes koreve raciste – VIDEO

shkendija-1-640x380.jpg

Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 10-të të Superligës maqedonase, pasi mposhti 2-0 kryesuesit e Vardarit. Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, Emini në kohën shtesë të pjesës së parë dhe Ibraimi në të 89-ën i dhanë fitoren Shkëndijës, duke i shkaktuar Vardarit disfatën e parë në këtë sezon.

Në fakt, goli ish-sulmuesit të Kukësit shkaktoi mjaft polemika, pasi futbollistët e Vardarit pretendojnë se nuk e kishte kaluar vijën fatale. Ndeshje u ndërpre madje për disa minuta edhe për koret raciste të tifozëve Vardarit.Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë e dërgojnë në -4 distancën me Vardarin e vendit të parë.

Ndërkohë Shkupi në Çair arriti të mposht Sileksin me shifrat 2-0.
Disfatë ka pësuar Renova në Tetovë, duke u mundur nga Rabotniçki me shifrat 2-0.

Komentet
Top