Shkëndija vetëm barazim me Vardarin

Untitled-71-770x465.png

Është mbyllur në “paqe”supersfida e javës së 19-të në Superligën e Maqedonisë mes Shkëndijës dhe Vardarit. Derbi i Maqedonisë u prit me shumë kureshtje nga të gjithë në ambientin futbollistik maqedonas dhe të dy ekipet dhuruan një ndeshje shumë të bukur. Shifrat 1-1 u shënuan në fund të 90 minutave mes ekipeve më të mira të Maqedonisë.

Gjithçka do luhej në 10 minutat e fundit të takimit. Do ishte Vardari që do kalonte në avantazh në minutën e 78-të të takimit me anë të Grcanov. Nuk do kalonin shumë minuta pasi Ibrahimi në minutën e 85-të do barazonte shifrat që nuk do ndryshonin deri në fund të takimit. Me këtë barazim Shkëndija ruan vendin e parë me 8 pikë diferencë nga Vardari.

NS

Komentet
Loading...
Top