Loading...

Shkon në 717 numri i të vdekurve në Mekë të Arabisë – VIDEO

85729087_7818f8e6-e612-4ac2-abd9-f8733133bce2.jpg

Të paktën 717 persona kanë humbur jetën dhe rreth 805 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë dhe gjatë shtyrjes që ndodhi sot në mëngjes gjatë riteve fetare të pelegrinëve të cilët janë duke kryer Haxhin në Mina pranë qytetit të Mekës, në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritete e Mbrojtja Civile të Arabisë Saudite kanë deklaruar se sipas informatave të fundit në një rrëmujë në Mina, 717 persona kanë humbur jetën.

Megjithatë, në bazë të informacioneve paraprake, ekziston mundësia që numri i viktimave mund të rritet.

Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ritualit të gjuajtjes me gurë të shejtanit, në pjesën e shkallëve lëvizëse.

Sipas informacioneve thuhet se haxhinjtë shkojnë direkt drejt katit të tretë për të gjuajtur me gurë shejtanin.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur haxhinjtë e katit të tretë po zbrisnin përmes shkallëve lëvizëse drejt katit zero për të vazhduar më pas drejt daljes kryesore e cila është në drejtim të Mekës.

Sipas informacioneve thuhet se për të ngritur personat të cilët kanë humbur jetën si dhe për të dërguar të plagosurit drejt spitalit një ekip prej 4 mijë e 200 personash ndodhet në vendngjarje të shoqëruar nga ambulanca të shumta.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka dërguar një mesazh ngushëllimi për të gjithë haxhinjtë të cilët kanë humbur jetën, duke u shprehur se: “Shpreh ngushëllimet të gjithë muslimanëve për jetët e humbura në incidentin në Mina, në ngjarjen e vinçit dhe në ngjarje të tjera gjatë Haxhit”.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media