Loading...

Shkup: Protestë për sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve

094.jpg

Me parullën ‘Koce, na kthe rrugët’ një grup qytetarësh kërkuan përgjegjësi nga kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, për shkak se këmbësorët dhe biçikletistët gjithnjë e më shumë pësojnë në aksidente, e sidomos në kryeqytet. Protesta filloi në rrugën “Ilindenska”, ku vetëm para disa ditësh humbi jetën një 13 vjeçar i cili me biçikletën e tij po kalonte rrugën, ndërsa sot në mëngjes ndërroi jetë edhe biçiklist tjetër 64 vjeçar i cili dje pësoi aksident në rrugën ‘Ardhat Partizane’. Qytetarët simbolikisht lanë biçikletat në rrugë dhe bllokuan komunikacionin.

Radevski është babai i Emës 9 vjeçare, e cila në lagjen Lisiçe dukke u kthyer nga shkolla në maj të këtij viti, humbi jetën pasi ishte goditur nga një makinë. Ai kërkon nga kryetarët e komunave të kontaktojnë me të gjithë ata që kanë humbur ndonjë të afërm për t’i dëgjuar propozimet e tyre. ‘Vozitës keni kujdes më së shumti për fëmijët. Keni kujdes për këmbësorët. E kuptojë makinat tuaja janë të reja. Jeta e njeriut nuk mund të kthehet, vajza ime po kthehej nga shkolla bashkë me 2 vajza tjera. Tashmë ajo nuk është’, deklaroi Radevski, baba i të ndjerës Ema Radveska

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi nga Koce Trajanovski, para kabinetit të tij lanë një rrotë të biçikletës me lule. ‘Sipas statistikave bëhet fjalë për gjithsej 66 viktima vetëm në 6 muajt e fundit, në Shkup dhe rrethinë”. “Kërkojmë që bulevardet dhe rrugët të mos jenë pista avionësh në të cilat do të fluturojnë makinat e me këtë rast të gjithë të tjerët do të jenë të rrezikuar’, Ognen Janevski- aktivist.

Nga Qyteti i Shkupit protestën e sotme e vlerësuan si politike meqë shprehen se aksidentet e fundit janë rezultat i pakujdesisë së vozitësve e jo për shkak të mangësive në infrastrukturën komunikacionit ose sinjalizimit./Alsat-m

Komentet

Leave a Reply

Top